Apeli e lë në burg, turku arratiset

Apeli e lë në burg, turku arratiset

391
0

Vazhdon odiseja e çështjes së turkut të arrestuar në Durrës rreth një muajmë parë, i cili u kap me pasaportë false gjatë kalimit në kufi dhe që akuzohet nga Turqia për pjesëmarrje në organizatën terroriste FETO. Muhammet Yasir Aydogmus u ndalua së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mitur në datë 8 tetor në portin e Durrësit, ndërsa po tentonte të udhëtonte drejt Italisë me dokumente false. Pas kësaj ngjarje ai u dërgua në dhomat e paraburgimit.  Në procesin e parë gjyqësorë të mbajtur në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndjekjen e tij në gjendje të lirë me detyrim paraqitje. Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhet se:”Urdhërohet shtetasi turk Muhammet Yasir Aydogmus të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore nga ora 11:00-12:00. Sipas vendimit të gjykatës ndaj shtetasit Muhammet Yasir Aydogmus janë caktuar dy masa sigurimi shtrëngues për efekt të procedimit të zhvilluar në Shqipëri, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose  vizave” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”. Masa e sigurimit “Arrest në burg”, e cila mund të konvertohet në “Garanci pasurore” nëse brenda datës 14 teteor 2017 i arrestuari do të paguante si garanci shumën prej 150.000 lekë. Ndërkohë në seancën e mbajtur ditën e somte Gjykata e Apelit të Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” të shtetasit Muhammet Yasir Aydogmus. Nga burime konfindenciale rezulton se Yasir Aydogmus ka ikur nga kampi i refugjatëvë në Babrru që në datën 30 Tetor. Edhe pse tashmë kanë kaluar 10 ditë prej ikjes së tij nuk ka asnjë informacion paraprak mbi vendodhjen e shtetasit turk. Ambasada e Turqisë pak ditë më parë reagoi në lidhje me këtë çështje, duke treguar se Turqia i ka dhënë një vemendje të madhe rastit në fjalë.

loading...
Shperndaje