Anxhela Peristeri shpallet fituese e Fest’ 59, do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Anxhela Peristeri shpallet fituese e Fest’ 59, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021

423
0

Ka përfunduar festivali i 59-t i Radio Televizionit Shqiptar, duke përzgjedhur edhe këngëtaren fituese.

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurvizion fillimin e vitit të ardhshëm.

 

Në vend të dytë, Sardi Struga, ndërsa në vend të tretë është renditur Festina Mezini.

 

Teksti i këngës fituese “Karma”:

 

Zoti nuk ma fal

 

[Verse 1]

Jeta si në përrallë më kish llastuar

Lart në qiell si një yll jetoja unë

Qeshja si e marrë kur ti rënkoje

E pashpirt, vetëm veten doja shumë

 

[Chorus]

Zoti nuk ma fal

Bota mbi mua ra

Më ike ti, më ikën miqtë

As dritë nuk kam

Zoti nuk ma fal

T’thirra por sot nuk kam

Lotët mbledhur në dorë

Të ndryshkur janë

 

[Vere 2]

Se të kërkoja nëpër zemra bosh

Dhe e kuptoja asgjë nuk më josh

E vetme jam

Po, e vetme jam

Kur unë rënkoja, qeshje si i marrë

E meritoja unë tërhiqem zvarrë

Fajtore jam

Po, fajtore jam