Aktualitet

Antoneta Dhima, një ndër tre deputetët më efektive në seancat plenare

By vizional

August 29, 2019

 

Deputetja e Partisë Socialiste e Qarkut të Fierit, Antoneta Dhima rezulton një ndër tre deputetët më efektivë në seancat plenare me diskutimet e saj për ligje dhe raporte të ndryshme. Në një raport të publikuar nga Instituti i Studimeve Poliitike, zonja Dhima renditet e treta, një raporti profesional, i paanshëm dhe konstatues.

Kujtojmë që deputetja Antoneta Dhima është anëtare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, një ndër komisionet ku diskutohen dhe trajtohen çështje të rendesishme që kanë të bëjnë me ekonominë, financat dhe taksat në vend.

Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta ka bërë monitorimin periodik të aktivitetit të deputetëve përmes platformës për periudhën shtator 2017 – shtator 2020. Në çdo sesion parlamentare ky institut ka publikuar raportin me të dhënat e konstatuara, me risi e problematika. Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se deputetët më efektiv në seancat plenare janë kreu grupit parlamentar socialist zoti Taulant Balla pasuar nga deputeti demokrat Myslim Murrizi dhe ne vend te trete deputetja e Qarkut Fieri zonja Antoneta Dhima..

Raporti pasqyron gjetjet kryesore të bilancit të punës institucionale që lidhet me deputetët dhe transparencën publike, me aktivitetet parlamentare dhe angazhimet në seanca, komisione, aktiviteti në zonat elektorale etj. Raporti për periudhën Janar-Korik merr në konsideratë të gjithë aktivitetin parlamentar, përfshirë aktivitetin e deputetëve që dorëzuan mandatet dhe atyre që morën mandatet e reja gjatë këtij sesioni.

Për deputetët e rinj fokusi ka qënë vetëm për periudhën kohore të aktivitetit të tyre si deputet, për ish deputetët është monitoruar edhe angazhimi i tyre publik në partitë politike. Raporti ka të dhëna pozitive dhe kritike, sipas vlerësimeve të bëra nga ekipi monitorues dhe ekspertët kontribues të raportit.