Ankimimi i LSI-së për anëtarin 3-të, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin

Ankimimi i LSI-së për anëtarin 3-të, Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin

405
0

Kolegji Zgjedhor po shqyrton të martën ankimimin e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), që kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), për anëtarin e tretë të numëruesve në Grupet e Numërimit të Votave, për zgjedhjet e 25 qershorit. Për LSI-në çështja mbrohet në Kolegj nga juristi Ylli Manjani, ndërsa relator i saj, është gjyqtari Gjin Gjoni.  Të pranishëm janë dhe zyrtarë të KQZ-së, si pala e paditur. Trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomorr Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja, pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për të qënë pjesë në proces, si palë e interesuar. Më 16 qershor, KQZ, pas hedhjes së shortit, përcaktoi që anëtari i tretë në grupet e numërimit të votave(GNV) do të ndahet mes LSI-së dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU). Ky vendim shkaktoi reagimin e ashper te LSI-se, ku nënkryetari i saj LSI, Luan Rama, e konsideroi nje akt të paligjshëm. Sipas tij, vendimi i KQZ-së është në shkelje të plotë me Kodin Zgjedhor, pasi LSI -se i takon me ligj numëruesi i tretë në GNV.