Lajme

Aniston-Pitt, sërish bashkë?!

By vizionc

January 21, 2020

Takimi i dy ish-bashkëshortëve, yje të Hollywood, Jennifer Aniston dhe Bred Pit ka ngjallur reagime të shumta ndoshta për shkak të ngrohtësisë me të cilën ata u takuan me njeri tjetrin.

 

Çifti që kanë qenë të martuar nga viti 2000-2005 ruan një marrëdhënie miqësore më njëri-tjetrin, dhe janë fotografuar teksa shkëmbejnë batuta në prapaskenë, pasi rrëmbyen trofetë si aktorja dhe aktori më i mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG.

 

Më herët në Golden Globes në fillim të këtij muaji, Pitt e quajti Aniston një “mikeshë të mirë”. Dhe nisur nga kjo mediat ndërkombëtare që kanë qenë të pranishme në këtë përshëndetje kanë ngritur pikëpyetje nëse çifti mund të fshehë diçka më shumë sesa miqësia.

 

Gjithçka filloi që nga moment kur ylli i serialit “Friends”, Jennifer Aniston u ngjit në skenë për të marrë trofeun për rolin e saj, si prezantuese lajmesh në serialin dramatik “The Morning Show”.  E emocionuar aktorja tha:

 

“Jam ngjitur disa herë në këtë skenë përgjatë 20 viteve të fundit, dhe e pranoj që ka qenë një moment i veçantë. Është vërtet një nder për mua” ka thënë ajo  dhe e veçanta ishte se gjatë kohës që Aniston mbante fjalimin kamerat fokusonin ish bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

 

Gjatë shfaqjes edhe Brad Pitt që u vlerësua si aktori më i mirë mashkull në një rol joprotagonist, për “Një ishtë një herë… në Hollywood” tha:

 

“Le të jemi të sinqertë, ishte një pjesë e vështirë”, bëri shaka Pitt. “Djali që rritet, heq këmishën e tij dhe nuk e merr më gruan e tij,”  dhe kamera ndërkohë fokusonte Aniston.

 

Brad pit prej më shumë se tre vitesh është divorcuar nga  Angelina Jolie çka i shton edhe më shumë pikëpyetjet apo edhe dëshirën që adhuruesit e  Brad Pitt dhe Jenifer Aniston kanë që ata të mund të rikthehen sërish bashkë.