
Modelja shqiptare, shumë e famshme në botë, Angela Martini, në një intervistë për “HauteLiving” ka treguar se pse e ka “braktisur” modelimin.
“Kam filluar modeling kur isha 21 vjecc. Fillova punë në Miami, por nuk paguhesha. Më pas nënshkrimi me “ELITE Modeling” në New York ishte thjesht një formalitet. Më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim se dua të bëj më shumë në jetën time ”, është shprehur Angela.
Ndërkohë kujtojmë se ajo ka filluar të shkruajë dhe përveç kësaj është edhe producente filmi dhe ka përfunduar xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër.