Lajme

Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti: Nuk e bëj për publicitet por për shembull

By vizionc

December 03, 2019

Mes personazheve publike që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti është edhe modelja Angela Martini.

Martini njofton se dhuroi 30 mijë dollarë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e këtyre familjeve.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm,”- u shpreh modelja.

Ndërsa shtoi se nuk e publikoi lajmin për publicitet por për të dhënë shembull që edhe të tjerët të ndihmojnë si ajo.

“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë,”- tha Angela.