Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti: Nuk...

Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti: Nuk e bëj për publicitet por për shembull

311
0

Mes personazheve publike që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti është edhe modelja Angela Martini.

Martini njofton se dhuroi 30 mijë dollarë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e këtyre familjeve.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm,”- u shpreh modelja.

Ndërsa shtoi se nuk e publikoi lajmin për publicitet por për të dhënë shembull që edhe të tjerët të ndihmojnë si ajo.

“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë,”- tha Angela.