Myrvete Asqeri, është anëtare e kryesisë së Partisë së Lirisë. Në një bashkëbisedim, zonja Asqeri thekson se financimi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në uljen e numrit të grave kanditate dhe për më tepër fituese. Sipas saj, fushata zgjedhore por dhe investimi në politikë kërkon fonde.
“Barriera kryesore që një grua të marrë pjesë në politike janë: Mbështetja e familjes, shoqërisë, të afërmve. Koha fizike kur je nënë sidomos me femijë të vegjël. Mentaliteti, Paragjykimet dhe Financat.
Financimi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në uljen e numrit të grave kanditate dhe për më tepër fituese. Fushata zgjedhore por dhe investimi në politike kërkon fonde. Investimi nuk duhet vetëm në fushatë, por duhet të investosh gjatë gjithë kohës për të qenë prezent në terren, pranë njerëzve si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet mediave apo kanaleve digitale.
Personalisht ndihem me fat që kam qenë pjesë e një partie si Partia e Lirisë ka aktualisht 50% e pozicioneve drejtuese zotërohen nga gra dhe vajza. Liderja e kësaj partie për një periudhe të gjatë kohe ka qenë grua. Fryma e Partisë ndikohet edhe nga vizioni i lidershipit për mbështetjen që ka ndaj grave. Nëse një burrë merret me politikë i thuhet bravo, ndërsa për gratë shikohet me sy dyshues dhe jo shumë besues nëse mund t’ja dalë mbanë. Gruaja është për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e shtëpisë dhe punët e partisë janë për burrat. Për shkak të kuotave të detyruara ligjore është rritur pjesëmarrja e grave për të qenë kandidate por për shkak të kufizimit kryesisht në financa, kohës fizike të angazhimit, rrethit shoqëror familjar dhe menralitetit kemi një numër më të kufizuar të grave që kandidojnë me ato që zgjidhen në krahasim me burrat”-shprehet Myrvete Asqeri, anëtare e kryesisë së Partisë së Lirisë.
-Ky shkrim publikohet në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, me mbështetjen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”.