Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas skandalit, ja çfarë i...

Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas skandalit, ja çfarë i thanë njëri-tjetrit

347
0

Historia Andi-Tea-Beart ka bërë bujë të madhe në media dhe kudo në rrjet. Si rrjedhojë, tre protagonistët janë personazhet më të komentuar të momentit.

Andi ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Roped With Olsi”, ku gjatë një “loje” iu kërkua të tregonte bisedën e fundit me Tean. “A je mirë? Po, po ti? Po”, tha ish-konkurrenti dhe zbuloi se biseda është bërë pas skandalit.

Kjo bisedë lë të kuptohet që dyshja nuk e kanë prishur raportin e tyre dhe mbeten miq, nëse mund t’i quajmë kështu. I pyetur se çfarë do t’i thoshte Teas, Andi u shpreh: “Do i thoja që pavarësisht të gjithave, vetëm kemi lindur, vetëm do vdesim. Jepi drejtim!”