Lajme

Ancelotti arrin marrëveshje me Evertonin

By vizional

December 17, 2019

Ende pa u “thare” boja e shkarkimit nga Napoli,  Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje në parim që të udhëheqë Evertonin, raporton Sky Sports.

Italiani është lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Goodison Park pasi ndau rrugët me Napolin.

Tani raportohet se ish trajneri i Milan, PSG, Bayern, Chelsea e Real Madrid, ka arritur marrëveshje për t’u ulur në stolin e Evertonit.