Lajme

Analiza e Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës. Seferi: Super punë dhe super ekip. Ibrahimi: Janë bërë investime e ndryshime esenciale

By vizional

July 22, 2022

Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës ka zhvilluar analizën e punës, që përkon me mbylljen e vitit shkollor. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, i cili vlerësoi me superlativa punën e Drejyorisë së Konvikteve e Shkollave të Mesme në Tiranë, nën drejtimin me shumë përshkushtim dhe vullnet të drejtoreshësh Valbona Ibrahimi. “Super punë e Drejtorisë Konvikteve e Shkollave të Mesme – bërë nga 2015 e deri sot. Super ekip që ka krijuar këtë “familje të madhe” ku të rinjtë që vijnë nga gjitha zonat e Shqipërisë gjejnë: #përkujdesje #edukim #standarte #kushte dhe #nivel të lartë. Shumë sfida u përballuan me sukses 👍🙏 SUKSESE”-shkruan në përfundim të aktivitetit nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi. Në fjalën e saj, Drejtoresha e Konvikteve të Shkollave të Mesme në Tiranë, Valbona Ibrahimi theksoi se Bashkia Tiranës i ka dhënë përparësi  dhe vëmendje Konvikteve të shkollave të mesme si asnjëherë më parë. “Nxenësit që frekuentojnë këto konvikte janë 385  të Formimit Profesional që vijnë nga shtresa në nevojë dhe përfitojnë burse nga shteti. Bashkia Tiranës i ka dhënë përparësi  dhe vëmendje Konvikteve të shkollave të mesme si asnjëherë më parë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ja bën shumë të lehtë jetesën çdokujt që vjen në Tiranë. Janë bërë investime e ndryshime esenciale konkrete në kushtet e jetesës në dhoma, të studimit, të ushqimit, të higjienës kolektive e individuale, të mjediseve argëtuese, objekteve dhe mjediseve të tyre të brendshme e të jashtme, të masave të sigurisë së plotë në qendrat konviktore, çështje që më parë kanë munguar, ose kanë pasur probleme funksionimi jo sipas standardeve të një jetese normale në kushte konvikti!”-tha zonja Ibrahimi.

Nëpërmjet punës së saj përkushtuese me e pa orar, Valbona Ibrahimi na tregon çdo ditë provat e një drejtimi aktiv, konkret e efiçent në krye të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës. Kujtojmë se Tirana ka disa konvikte: Konvikti Ekonomik, Konvikti Hoteleri –Turizëm, Konvikti Elektrik, Konvikti Mjeshtëria Sportive.

Nga Eglantina Alliaj