Analisti bën ‘sakrificën’ për Grida Dumën, skuqet ish-deputetja: Të falënderoj…

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e lirë”, e ftuar ka qënë ish-deputetja Grida Duma. Gjatë prezantimit të saj në studio, moderatori Arian Çani ka sqaruar edhe publikun lidhur me mungesën e analistit Arjan Curi. Çani ka sqaruar se për shkak të rregullit që nuk lejohen më shumë se dy persona në studio, Curi ka vendosur që të largohet dhe t’i lërë hapësirë ish-deputetes Duma. Gjatë shpjegimit të tij për “vetësakrifikimin” nuk kanë munguar as komplimentet për demokraten nga analisti.

PJESË NGA BISEDA:

Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Kënaqësi që të kam. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Curit’.

Grida Duma: Vendi i Curit nuk zëvendësohet. Shpresoj që ti ta mbash me vite e me vite, por urojmë për më të mirën e Currit nëse është këtu te ty.

Arian Çani: Është gjithmonë këtu Curi, dhe do ta shohim që është në një studio tjetër. Mesa duket karantina dhe izolimi na detyron që të mos jemi më shumë se 2 veta në studio Grida.

Grida Duma: Absurd i madh Çani.

Arian Çani: Absurd është, por s’ke ç’i bën se përndryshe po ta shkelim rregullin na vijnë gjobat nga AMA, ose paralajmërimet. Jemi të detyruar! Curri mirëmbrëma!

Arjan Curi: Përshëndetje, përshëndetje znj.Duma.

Arian Çani: Curri është ulur… Në fakt ishte ide e Curit në fakt se tha nuk e kam provuar të jem nga një studio tjetër, tha ta provoj njëherë se gjithmonë kam parë të ftuarit po asnjëherë nuk kam qenë vetë.

 

Arjan Curi: Po, ta provoj dhe unë nga larg. Zonja Duma ishte aq e bukur sa nuk mund ta linim në një studio të vogël, kështu që me shumë dëshirë i lamë hapësirën që ta kishte ti aty afër sot.

Grida Duma: Të falënderoj Arjan!

Arjan Curi: Ishte kënaqësi.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *