Amir Rrahmani rinovon edhe për 3 vjet të tjera me Napolin, ja...

Amir Rrahmani rinovon edhe për 3 vjet të tjera me Napolin, ja sa do të përfitojë në sezon mbrojtësi shqiptar

170
0

Një shqiptar u kurorëzua kampion në Serie A. Amir Rrahmani trimfoi me Napolin pas një sezon fantastik edhe në aspektin personal. Ai është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës të të kaltërve.

Mbrojtësi i Kosovës ka zhvilluar ndeshje të mira, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion. Megjithatë, shqetësimi kryesor në lidhje me ish-futbollistin e Partizanit vijon të mbetet kontrata e tij, e cila përfundon në verën e vitit 2024.

Së fundmi, mediat italiane shprehen të sigurta se 28-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin napolitan sa i takon rinovimit dhe mbetet vetëm konfirmimi zyrtar. Rrahmani ka pranuar të firmosë deri në vitin 2027, ndërsa ka opsion edhe për një tjetër vit.

Kështu, kampionët e rinj të Italisë kanë blinduar një nga “yjet” e repartit të mbrojtjes. 29-vjeçari me kontratën e re do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në bazë të performancës dhe objektivave sezonalë.

Falë kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e Napolit janë të lumtur pasi shuajnë zërat për një largim të mundshëm të Rrahmanit në merkaton verore, teksa vlera e mbrojtësit në treg përllogaritet deri në 30 milionë euro.