Ambra e zhgënjyer: “Se kuptoj pse hyra me Elsamedin në Big Brother!”

Ambra e zhgënjyer: “Se kuptoj pse hyra me Elsamedin në Big Brother!”

419
0

Ambra është e mërzitur nga Elsamedi. Ajo i thotë Donës dhe Fiorentinës se është lodhur nga përsëritja e vazhdueshme e tij, që i thotë gjithmonë që “është e vogël”.

“Nëse unë jam e vogël, përse hyri me mua këtu atëherë?!”, thotë ajo.

Olsi thotë se e ka vënë re që në fillim që lidhja e tyre nuk ishte e fortë.

“Kur keni ardhur këtu e kam parë që nuk kishit lidhje të gjatë jashtë se ai çdo veprim tëndin e hidhte poshtë”, i drejtohet ai Ambras.

Fiorentina thotë se Elsamedi e ka vuajtur shumë ndarjen nga Ambra, ndërsa Dona kujton fjalën që i tha Musës.

“I tha që po përdor të dashurën tënde për lojë dhe Donaldi e mbështeti”, thotë ajo.

Musa i sheh bashkë Donaldin dhe Elsamedin dhe jep edhe arsyen e tij.

“Janë që të dy të dobët, ndaj janë bërë bashkë”, thotë ai.Fiorentina thotë se në asnjë moment nuk do të zgjidhte afrimitetin me Donaldin dhe Elsamedin para Musait.