Aktualitet

Ambasadorja e re e SHBA Yuri Kim shkon në presidencë

By vizionc

January 27, 2020

Yuri Kim, Ambasadorja e re Amerikane e dekretuar në Tiranë ka shkuar pak më parë në Presidencë.

 

Mësohet se ajo do të paraqesë letrat kredenciale tek presidenti Ilir Meta.

 

Sakaq, bëhet me dije se në orën 11:45 do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadë.

 

Kujtojmë që Yuri Kim ka nisur zyrtarisht punën si përfaqësuese e SHBA në Shqipëri para katër ditëve.

 

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Washington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Në eksperiencën e saj si diplomate, Kim ka bërë turne në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar edhe aftësitë gjuhësore të këtyre vendeve. Ajo gjithashtu ka punuar për Sekretarin e Shtetit Colin Powell, në administratën e Presidentit George W. Bush.

 

Yuri Kim ka qenë pjesë e delagacionit amerikan që negocioi për mbylljen e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kim gjithashtu ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Irak.