Ambasadori zviceran: Ka ikur koha e ekstremeve të kolektivizimit të detyruar

Ambasadori zviceran: Ka ikur koha e ekstremeve të kolektivizimit të detyruar

427
0

“Shqipëria flet”, projekti i strukturave komunitare

 

Çështja e përfaqësive vullnetare të komuniteteve në Shqipëri ka marrë vëmendje kohët e fundit. Një ligj i ri për qeverisjen vendore mbështet idenë e ‘strukturave komunitare’ – vetë-organizime të njerëzve në një lokalitet për t’iu përgjigjur nevojave dhe zgjidhjes së problemeve.  Shembuj të këtyre strukturave u prezantuan sot në një konferencë të organizuar nga Ambasada e Zvicrës. LëvizAlbania dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Bashkia e Beratit ishte e para që adoptoi këtë concept dhe vendosi strukturat e para  komunitare. Ambasadori zviceran Christoph Graf deklaroi se ka ikur koha e ekstremeve të kolektivizimit të detyruar ose e individualizmit të egër dhe qytetarët shqiptarë duhet të veprojnë duke marrë përgjegjësi në nivelin vendor dhe duke punuar bashkë. “Është koha për të arritur një përputhje optimale midis asaj që është publike dhe asaj që është private. Unë besoj fort se një shoqëri e mirë demokratike fillon në nivelin vendor, në qytetet tona, në fshatrat tona, dhe në lagjet tona”, tha Ambasadori Graf.