Lajme

Ambasadori Soreca bën thirrje të fortë: Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj, të pavarur nga politika dhe presionet e mediave

By vizional

June 26, 2020

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi soreca ka bërë thirrje për vazhdimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa ka theksuar se këtë reformë mund ta garantojnë vetëm gjyqtarë të rinj të pavarur nga politika dhe presionet e mediave.

 

Ai ka uruar 277 aplikantët për gjyqtarë dhe këshilltarë, të cilët konkurojnë për 100 vende të lira në Shkollën e Magjistraturës.

 

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është diçka e shkëlqyer të shohësh shumë të rinj shqiptarë me flamurin shqiptar që dëshirojnë të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

 

Ne urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për gjyqtarë dhe këshilltarë, 277 kandidatëve për 100 vende për këtë it të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duar të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe Bashkimin Europian në anën e saj. Shqipërisë i duhen gjyqtarë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm t’i rezistojnë ndërhyrjeve politike dhe presionit të mediave”, shkruan soreca.