Aktualitet

Ambasada Shqiptare në Podgoricë , mbrëmje solemne për nder të festave Kombetare …/ Nga : Gëzim Vucaj

By vizional

November 28, 2017

Sot në mbrëmje Ambasada Shqiptare në Podgoricë ka organizuar mbrëmjen solemne në kuader të festave Kombëtare . Të ftuar të kësaj mbrëmje ishin veçmas përfaqesuesve të spektrit gjithë Shqipetarë në Mal të Zi edhe Trupa Diplomatike e akredituar në Podgoricë . Kjo mbrëmje festive e cila ka përkuar edhe me një ditë pas zgjedhjeve vendore në katër njësi të Malit të Zi , ku të gjitha janë fituar nga PDS nder të cilat edhe Komuna e Tuzit , kjo humbje e Shqipetareve nuk e ka ulur atmosferen festive për nder të dites së Flamurit , madje Shqipetaret në Mal të Zi veçanarisht në Tuz duket se e kishin harruar këtë disfat . Ka qënë fillimisht Ambasadori i Shqipëris në Podgoric z.Ernald Filo i cili me fjalen tijë është ndalur , duke theksuar rendesin e kësaj date historike për të gjithë Shqipetaret kudo që janë në trojet e tyre apo në diaspor . Ndaj edhe Shqipetaret në Mal të Zi sipas ambasadorit kanë të drejtë të ndihen krenarë për Flamurin Kombetar , por edhe për rrugen e përbashket të dy vendeve Shqiperi – Mal i Zi drejtë integrimit të Bashkimit Europian . Në këtë mbrëmje solemne me Shqipetaret në Mal të Zi kanë qënë për të festuar edhe Konsulli i Austrise në Shkoder Gjergj Leqejza dhe N\Kryetari i Bashkisë Malesi e Madhe Sytki Ndrecaj . Gjatë intervistes së dhënë për Televizionin Kopliku dhe Revisten “Fjala” , Ambasadori i Shqiperise në Podgoricë Ernald Filo , është shprehur për mardhëniet e mira në mes Shqiperise dhe Malit të Zi , po kështu edhe përfaqesuesi politik PDS në Mal të Zi Nikoll Gega krahas mesazhit për gjithë Shqipetaret për festen Kombetare , ka folur për triumfin e partisë së tijë e cila ka fituar 15 mandate nga 32 të mundshme ndaj tashmë pritet të kryetari i ri i komunes së Tuzit . Edhe për Konsullin Austriak në Shkoder Gjergj Leqejza kjo feste Kombetare i bashkon Shqiptaret kudo që janë , ndersa për N\Kryetarin e Bashkise Malesi e Madhe Sytki Ndrecaj festa e Flamurit është një festë e cila na bën të harrojmë humbjen e partive Shqiptare në Tuz . Dhe së fundmi N\Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Genc Nimanbegu festa Kombëtare e Flamurit është një krenari edhe për Shqipetaret në Mal të Zi . Nuk ndjehemi mirë , pas këtyre zgjedhjeve thotë Gëzim Hajdinaga politikan i njohur në Ulqin dhe Mal të Zi , ndërkaq shton se festa Kombetare është edhe një moment reflektimi . Kështu me trokitjen e gotave duke uruar gëzuar festen Kombetare ka përfunduar kjo mbrëmje solemne e organizuar nga Ambasada Shqiptare në Podgoricë .