Ambasada norvegjeze,prezanton fituesit e granteve të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë...

Ambasada norvegjeze,prezanton fituesit e granteve të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën

646
0

Ambasada e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim organizojnë eventin prezantues të përfituesve të Thirrjes së Parë për Projekt Propozime të skemës së mbështetjes me grante të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën.

 

Eventi zhvillohet me prezencën e veçantë të Shkëlqesisë së Tij Z. Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, i cili në fjalën e tij përshëndetëse ka përcjellë mesazhe të rëndësishme rreth mbështetjes së Qeverisë Norvegjeze për Shqipërinë, e cila fokusohet në fusha të rëndësishme për vendin, si: Zbatimi i Reformës në Drejtësi, Integrimi Evropian, Zhvillimi i Sektorit Detar, atij Energjetik dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën i financuar nga Qeveria Norvegjeze dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh), do të kontribuojë në zhvillimin e një shoqërie civile të fortë dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara procesin e anëtarësimit në BE të dy vendeve përmes kontributit në fushat tematike, si: Mos diskriminimi dhe barazia gjinore; Mediat e pavarura;  Minoritetet dhe grupet e margjinalizuara; Mbrojtja e mjedisit dhe Lufta kundër korrupsionit.