Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë përkujtoi 74-vjetorin e...

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë përkujtoi 74-vjetorin e Nakba-s (Katastrofës) Palestineze

275
0

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë përkujtoi, ditën e Enjte, më 18 Maj 2022, 74-vjetorin e Nakba-s (Katastrofës) Palestineze.

Në eventin me titull “Do të Kthehemi” i organizuar në përkujtim të kësaj dite, në ambientet e Ambasadës në Tiranë, morën pjesë figura të spikatura nga shoqëria civile shqiptare, universitete, organizatat joqeveritare, përfaqësues të shtypit dhe medias, aktivistë të të drejtave të njeriut, përkrahës të  çështjes së Palestineze dhe anëtarë të komunitetit palestinez në Shqipëri.

Aktiviteti u hap me himnin kombëtar të Palestinës, më pas u mbajt një minutë heshtje në përkujtim të dëshmores së atdheut, kauzës dhe medias, Sherine Abu Akleh, si dhe në përkujtim të të gjithë dëshmorëve të tjerë të Palestinës.

Shkëlqesia e Saj, Znj. Hana Shawa, Ambasadore e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë, mbajti fjalim me këtë rast. Në fillim të fjalës së saj ajo theksoi se populli palestinez përkujton, më 15 Maj të çdo viti, përvjetorin e Nakba-s (Katastrofës) e cila personifikon ditën në të cilën ndodhi padrejtësia më e madhe në histori e cila vazhdon edhe sot. Në këtë ditë, grupet e armatosura zioniste pushtuan 78% të Palestinës historike dhe po në këtë ditë filloi shpërngulja dhe dëbimi i më shumë se 750 mijë palestinezëve që u kthyen papritur në refugjatë të cilët jetojnë në të gjithë botën.

Shkëlqesia e Saj Znj. Ambasadore dha një shpjegim të plotë të Nakba-s (Katastrofës) Palestineze, e cila çoi në shpërnguljen e mijëra palestinezëve nga shtëpitë e tyre, duke u endur nëpër kampe, duke jetuar mes vuajtjeve dhe azilit, duke lënë shtëpitë, tokën dhe pasuritë e tyre. Kështuqë për popullin palestinez filloi udhëtimi të hidhur në anijen e vuajtjeve, zemërimit dhe dhimbjes. Pikërisht data 15 Maj 1948, është dëshmitare e historisë së nje populli që u shperngul me dhunë dhe forcë nga toka e tij për t’u grabitur nga bandat izraelite me forcën e armeve, me mbështetjen e Mandatit Britanik si dhe nën hijen e një heshtjeje të tmerrshme ndërkombëtare.

Ajo shtoi se ky përvjetor vjen në një kohë që ende përbën tragjedinë njerëzore më të shëmtuar dhe të paprecedentë në historinë njerëzore, ku miliona palestinezë janë shpërngulru në mbarë botën, përfshirë ata që jetojnë brenda Palestinës nën arrogancën e pushtimit izraelit dhe kopeve të kolonëve e duke u përballur me skemat e paligjshme koloniale.

Shkëlqesia e Saj Znj.Ambasadore nënvizoi se çelësat e shtëpive të palestinezëve janë ende një trashëgimi që përcillet brez pas brezi dhe se kthimi është i pashmangshëm. Ajo theksoi se qëndrueshmëria e popullit palestinez vazhdon dhe se dita ditë shtohet kapja e fortë e tyre pas tokës e tyre dhe këmbëngulja për të vazhduar luftën për rivendosjen e të gjitha të drejtave të tyre legjitime kombëtare, kryesorja e të cilave është krijimi i Shtetit Palestinez me kryqytet Jeruzalemin nën udhëheqjen e Shkëlqesisë së Tij Presidentit Mahmoud Abbas, President i Shtetit të Palestinës.

Znj.Ambasadorja Shawa, u bëri thirrje të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe njerëzve të lirë në botë që të bëjnë presion mbi qarqet vendimmarrëse në vendet e tyre për të mbajtur qëndrime mbështetëse dhe përkrahëse për të drejtat palestineze. Gjithashtu, u bëri thirrje të dënojnë të gjitha format e krimet e përditshme të kryera nga pushtimi izraelit kundër popullit palestinez, më e tmerrshmja prej të cilave ishte vrasja e gazetares martire Shireen Abu Akleh, e cila u vra me gjakftohtësi nga forcat pushtuese sepse për vite ishte duke bërë detyrën e saj gazetareske për të dokumentuar krimet e tmerrshme të kryera nga pushtimi zionist kundër popullit palestinez.

Ajo vazhdoi duke thënë se: “Pushtuesi zionist nuk mjaftoi me ekzekutimin gjakftohtë të dëshmores Abu Akleh, por përkundrazi e përndoqi trupin e saj deri në varrim”. Shkëlqesia e Saj theksoi gjithashtu se mos ndëshkimi i entitetit pushtues në sytë e botës dhe rendit ndërkombëtar e inkurajoi atë të vazhdojë në shkeljet flagrante kundër të gjitha grupeve të popullit palestinez dhe kudo që ai ndodhet. Entiteti pushtues e ka çuar situatën në atë pikë që e sheh veten mbi ligjin dhe larg përgjegjshmërisë e llogaridhënies.Në fund, Shkëlqesia e Saj, theksoi nevojën për bojkotimin e këtij entiteti dhe vendosjen e të gjitha llojeve të ndëshkimeve ndaj tij në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Gjatë aktivitetit, u ekspozuan fotografi në përkujtim të Nakba-s (Katastrofës), u shfaqën dhe video rreth kësaj dite, rreth gazetares dëshmores Shireen Abu Akleh si dhe rreth dëshmorëve të tjerë të Palestinës. Gjithashtu të pranishmëve iu shpërndanë broshura të cilat flisnin për Nakba-n (Katastrofën) Palestineze dhe vuajtjet e popullit tone palestinez heroik nën pushtim.