Vizioni Juaj Informativ

Ambasada e SHBA për zgjedhjet e 11 Majit: Urime popullit të Shqipërisë. Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë!

Pasi kanë kaluar më shumë se dy javë nga zgjedhjet e 11 Majit, kur tashmë rezultati është certifikuar edhe nga KQZ në të gjitha qarqet, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Një reagim i shkurtër, ambasada e SHBA uron popullin shqiptar dhe thekson se të dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht. Ambasada e SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.