Ambasada e SHBA: Lufta ndaj korrupsionit kërkon më shumë se fjalë

Ambasada e SHBA: Lufta ndaj korrupsionit kërkon më shumë se fjalë

356
0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës është publikuar një deklaratë ku thuhet se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.