Lajme

Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm për këngëtarët

By vizional

August 15, 2019

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar në faqen zyrtare në Facebook në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë këngëtarët shqiptarë që duan të performojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Ata mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara, por duke pasur llojin e duhur të vizës.

 

Për më shumë informacion, ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një status në Facebook dhe fton të informoheni për këtë mundësi.

 

“A e dini se muzikantët shqiptarë mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara? Duhet të siguroheni që të keni llojin e duhur të vizës (P3) dhe të zbatoni të gjitha rregullat – si për shembull të performoni vetëm për peticionerin tuaj. “, thuhet në statusin e Ambasadadës Amerikane