Ambasada e Federatës Ruse në “Ditën e Rusisë” Karpushin: Shqipëria do të jetë në zemrën tonë dhe do ta kujtojmë atë gjatë

By vizional

June 12, 2019

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë organizoj festimin e “Ditës së Rusisë”. Ditën e djeshme në  prezencë të përfaësuesëve të Trupit Dipllomatik,  të atyre institucioneve  shtetërore të Shqipërisë , të anëtarëve të Shoqatave të Miqësisë “Shqipëri-Rusi” dhe “Rusi-Shqipëri, të gazetërëve të bashkëatdhetarëve, të veprimtarëve kulturorë si dhe të dashamirësve rusisht folës u organizua në një nga sallat e Internacional Hotel,  Festa Kombëtare “Dita e Rusisë”  Këtë event e përshëndeti Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri z. Aleksandër Karpushin. “Dita e Rusisë”  është një nga festat më të reja shtetërore në historinë moderrne të Federatës Ruse. Ajo ka filluar të kremtohet vetëm pak kohë pas shpërbërjes së BRSS dhe përfshin në kremtim jo vetëm Rusinë Bashkohore, por edhe gjithë rrugëtimin historic 1000 vjeçarë të Rusisë. Në fjalën e tij mbas përshëndetjes së të pranishmëve  ambasadori Karpushin do të shpaloste një  një rezyme lakonike të mardhënieve historike dhe atyre aktuale të  dy vendeve tona.

“Dua të siguroj të pranishmit se Rusia është në mënyrë të  sinqertë e interesuar për zhvillimin progresiv të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha fushat në bazë të barabartë dhe në dobi të ndërsjelltë.  E theksoj se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ‘plan të fshehtë’ për gjoja synimin e Rusisë të forcojë ndikimin e saj në Ballkan me një kontekst negative ”- do të veçonte ambasadori në fjalën e tij.

Ky event ishte edhe përshëndetja e lamtumirës për ambasadorin dhe familjen e tij, pasi mandate I ambasadorit është në përfundim

“Ne fituam shumë miq. Jam I sigurt që Shqipëria do të jetë në zemrën tonë dhe do ta kujtojmë atë gjatë” – do të përfundonte z Karpushin