Ambasada amerikane: Adriatik Llalla duhet të largohet menjëherë

Ambasada amerikane: Adriatik Llalla duhet të largohet menjëherë

349
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim, me anë të së cilit ambasadori Donald Lu shprehet se ligji për prokurorin e ri, është i qartë. “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, thuhet në reagimin e Lu.

 

Çfarë rekomandonte OPDAT

 

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij.

 

Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”.

 

Si duhet lexuar Lu?

 

Duke patur parasysh rekomandimin e OPDAT, deklarata e ambasadës amerikane, thotë mes rreshtave se mandati i Adriatik Llallës si kryeprokuror ka përfunduar dhe tashmë ai duhet të zëvendësohet.