Amazon ndalon shitjen e bimëve… ”të huaja”!

Amazon ndalon shitjen e bimëve… ”të huaja”!

366
0

Kompania lidere në shitjet online, Amazon, ka ndaluar shitjen e farërave dhe bimëve të huaja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi mijëra pako të dyshimta, shumë prej tyre nga Kina, mbërritën në shtëpitë e gjithë botë gjatë periudhës së verës, raportoi gazeta amerikane ”Wall Street Journal”.

Vendimi i Amazon mbi farërat e mistershme ndjek frikën e shprehur nga autoritetet amerikane, të frikësuar nga lehtësia e shitjes së farërave në faqet e internetit.

 

Po ashtu, autoritetet i paraprijnë një frike të mundshme të blerësve dhe ndikimit të këtyre farërave në bujqësinë amerikane.