Lajme

Amarda Toska nis projektin e ri televiziv, zbulohet se ku do të shfaqet moderatorja

By vizional

August 12, 2019

Moderatorja Amarda Toska duket se ka përfunduar pushimet në TUrqi dhe është rikthyer aktivitetit normal.

Përmes një postimi në Instagram, Ami ka zbuluar se ka filluar puna për edicionin e gjashtë të programit ‘Lufta e nuseve’ ‘Lufta e Nuseve ne intensitetin e saj te plote ne kete sezon te mbushur me dasma! Do jete nje sezon edhe me i bukur se gjithe te tjeret’, shkruan moderatorja.

Edhe pse kanë kaluar gjashtë vite, ky program vazhdon të jetë i pëlqyer nga publiku. Gara mes nuseve bëhet edhe më e fortë kur mes tyre konkurojnë traditat.