Aktualitet

Alvini lirohet nga kampet siriane, flet babai: Mbrëmë fola në telefon, është mirë. Mezi pret të më takojë

By vizional

November 07, 2019

Menjhëherë pas konfirmimit të lajmit të shumëpritur se Alvin Berisha lirohet nga kampi në Siri, vjen edhe reagimi i babaiit të tij, Afrim Berishës.

Në një prononcim për “News24”, Afrim Berisha ka folur mbi emocionet e para, bisedën dje me Alvinin dhe falenderon të gjithë ata që u angazhuan dhe u mobilizuan që djali i tij të kthehej pranë familjes.

‘Faleminderit kryeministrit dhe Ambasadorit në Romë.

Alvini është shpëtuar nga Kryqi i Kuq Internacional dhe aktualisht ndodhet në Demask. Unë do ta pres në Romë.

Nga kontaktet me Kryqin e Kuq, më thonë se Alvini ka këmbën e plagosur por sipas tyre djali është mirë, megjithatë unë po pres ta shoh me sytë e mi.

Madje më ka marrë mbrëmë në telefon. Vazhdimisht më ka kërkuar dhe ishte i frikësuar sepse nuk i njihte punonjësit e Kryqit të Kuq.

Më tha: ‘Babi jam tu ardh’.

I thashë që mos u mërzit, ata janë shokët e babit , nuk të bëjnë gjë. Nuk kisha çfarë t’i thoja.Mund të vijë nesër, pasnesër, nuk dihet kur vjen, por do të vijë pranë meje.

Motrat e tij mezi po e presin, mezi po e presin edhe gjithë shqiptarët. Kam marrë shumë telefonata.

I falenderoj të gjithë dhe bëj thirrje autoriteteve përkatëse, të merren të gjithë fëmijët e tjerë, ashtu si djali im të shpëtohen të gjithë’, tha Afrim Berisha.