“ ALSAR” sjell ribotimin e librit “Historia Osmane dhe Institucionet”. Zv.ambasadori turk:...

“ ALSAR” sjell ribotimin e librit “Historia Osmane dhe Institucionet”. Zv.ambasadori turk: Turqia ka pasur 32-35 kryeministra me origjinë shqiptare

913
0

Një prej aktiviteteve radicionale të Fondacionit “ALSAR”, është edhe fusha e botimeve. Fondacioni “ALSAR”, vjen në aktivitetin e radhës me ribotimin e dytë në 2000 kopje të veprës “historia Osmane dhe Intitucionet”, të Prof.Dr. Mehmet Maksudoglu.

Ky libër ka gjetur dritën e botimit në vitin 2013, atëherë kur po ky fondacion bëri të mundur botimin për herë të parë në ship në 5000 kopje të kësaj vepre. Që nga viti 2006 dhe deri tani mbështetja për botimin e librave nga fondacioni e kalon atë të 111 librave, duke e bërë këtë fondacion, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kulturës dhe veçmas të librit.

Gjatë aktivitetit fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit “ALSAR”, zoti Mehdi Gurra. Ai e cilësoi librin një vepër të rendësishme, një material që duhet ti shërbejë rishikimit të historisë të marrëdhënieve shqiptaro-turke.

Ndërsa në fjalën e tij, zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş,tha se me këtë libër tregohet themeli i shtetit osman. Sipas tij, e rëndësishme është prodhimi në gjuhën shqipe, pasi njohja e shtetit Osman është i rëndësishëm për shqiptarët.

Zv.ambasadori turk tha se Turqia ka pasur 32-35 kryeministra me origjinë shqiptarë, çka tregon se shqiptarët kanë drejtuar botën. Mendime mbi librin dhanë edhe Prof. Dr Ferit Duka, Prof. Dr. Bajram Xhafa si dhe Dr. Ardian Muhaj.

Libri

“Historia Osmane dhe Institucionet”, është një vepër që e ka tejkaluar atë të një lexuesi të thjeshtë. Sot ai është kthyer në një libër të niveleve akademike, duke shërbyer si tekst historie në Fakultetin e Historisë, Fakultetin e Shekncave Orientale në Kosovë, Fakultetin e Orientalistikës në Tetovë, Fakultetin e Historisë në Tuqi, Malajzi, Indonezi etj. Ky libër bazohet kryeisht në burime osmane dhe sjell një përqasje krejtësisht të re të kësaj historie, duke u mbështetur në analiza dhe studime që vijnë nga burime osmane. Ajo që dukshëm e veçon veprën e profesorit është specifika e studimit të burimeve osmane, e cila kërkon njohuri të mira të gjuhës osmane, arabe dhe perse, aksese që profesori i zotëron me perfeksion. Por përsos kësaj jo pak të vlerësueshme janë në këtë studim njohuritrë e fesë, kulturës, historisë Islame, që profesori po ashtu është një professor I tyre. Ajo që e bën të veçantë dhe me vlera këtë libër është se professor Maksudoglu me shumë profesionalizëm I kundërshton faktet e pavërteta jo me arrogancë dhe retorikë, por me fakte dhe studime të thelluara shkencore.