Alil Kërkuti i kushton këngë qytetit të Dibrës (VIDEO)

Alil Kërkuti i kushton këngë qytetit të Dibrës (VIDEO)

411
0

Me prejardhje është nga Dibra dhe këngën e trashëgoi nga të parët e tij. Duke u nisur nga kjo, këngëtari dibran Alil Kërkuti, sapo ka punuar projektin e tij të ri “N’shpirt e n’zemër jam dibran”, në të cilin shpreh mallin dhe krenarinë për qytetin e lindjes. Teksti është punuar nga Ramazan Çeka, muzika dhe orkestrimi nga mjeshtri Raif Hyseni e videoklipi u punua në Amerikë nga kompania Main Production. Kjo këngë do ngelet një panoramë e bukur për Dibrën, gjë që na bën të ditur se dibranët e ruajnë traditën edhe në skajin më të largët.