Alfred Peza jep emrin e kryetarit të ri: Më 1 korrik PD...

Alfred Peza jep emrin e kryetarit të ri: Më 1 korrik PD shkarkon Bashën

392
0

Analisti Alfred Peza,i cili ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste ka thënë në emisionin “Open” se në Partinë Demokratike po përgatiten që të zëvendësojnë kryetarin Lulzim Basha me ish-Presidentin Bujar Nishani.

“Pas 1 korrikut, në PD po përgatiten që të zëvendësojnë Lulzim Bashën me Bujar Nishanin, se edhe e vetë lideri historik Sali Berisha e ka kuptuar ç’po ndodh”, tha Peza.

Gazetari shtoi më tej se në PD kanë nisur të ndihen zërat e parë kundër Bashës, pasi janë frikësuar nga reagimi i SHBA, që tha se do t’i rreshtojë në krahun e grupeve terroriste nëse ushtrojnë dhunë në 30 qershor.

Peza ka qenë një nga zërat më aktivë socialist për mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, duke e kthyer vendin sërish shumë vite pas.