Alergjia nga dielli është një term që përdoret për të përshkruar një numër gjendjesh në të cilat ndodh një skuqje e lëkurës pas ekspozimit të gjatë të trupit në diell. Forma (reaksioni) më e shpeshtë e alegjisë nga dielli është ajo që njihet me termin rash poliformik nga dielli.Disa persona kanë një formë alergjie nga dielli të trashëguar. Të tjerë shfaqin shenja ose simptoma vetëm në kombinim me një faktorë tjetër si:- medikamente ose ekspozimi i lëkurës ndaj ndonjë bime plus diellit.
Rastet e lehta të alergjisë nga dielli mund të kalojnë pa patur nevojë për trajtim. Ndërsa rastet më të rënda mund të trajtohen me kremra specifikë (me steroide) dhe tableta, por gjithmonë sipas përshkrimit të dhënë nga mjeku specialist. Këta persona nevojitet të marrin disa masa parandaluese siç janë, vendosja gjithmonë e një kremi me faktor të lartë mbrojtës, mbatja veshur gjithmonë e rrobave mbrojtëse nga dielli si dhe kapele.
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Simptomat (shenjat) në lëkurë, në alergjinë nga dielli mund të variojnë, por më të shpeshtat përfshijnë:
Skuqje
Kruajtje ose diegie
Puçrra të vogla të kuqe që bashkohen në formë skuqjesh më të gjëra
Ashpërsi, lëngëzim
Fshikëza (lezione të ngritura)
Shenjat dhe simptomat shfaqen vetëm në zonën e lëkures të ekspozuar në diell dhe zakonisht zhvillohen pas disa minutave apo orëve nga ekspozimi në diell.
SHKAKTARËT
Nuk është akoma e qartë pse disa persona vuajnë nga alergjia e diellit dhe disa jo, por trashëgimia mund të jetë një faktor.
Njihen disa medikamente, kimikate si dhe sëmundje, të cilat mund të bëjnë lëkurën më sensibël ndaj rrezeve të diellit.
ekspozimi ndaj substancave: simptomat ne lëkure shfaqen ne zonat ku jane aplikuar substancat/kimikate të caktuara dhe më pas ekspozoheni në rrezet e diellit. Substancat më të zakonshme që janë përgjegjëse për këto lloj reaksionesh përfshijnë parfumet, dizifektantët si dhe kimikate që ndodhen në përbërje të kremrave.
Marrja e medikamenteve: jane disa medikamente që bëjnë lëkurën më të ndjeshme nga dielli, ku përfshihen – antibiotikotët e grupit të tetraciklinave, medikamentet me bazë sulfuri, medikamentet që përdoren për lehtësimin e dhimbjes si ketoprofeni.
Prezenca e një tjetër problemi në lëkurë: Personat me dermatiti kanë një rrezik të shtuar për t’u prekur nga alergjia nga dielli.
Si mund ta parandalojmë:
PARANDALIMI
Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit në oraret e pikut dhe specifikisht midis orë 10:00-16:00
Shmangni ekspozimin e menjëhershëm dhe në kohë të gjatë.
Mjaft persona shfaqin simptomat e alergjisë nga dielli në rastet kur ata ekspozohen ndaj rrezeve të diellit në mënyrë të menjëhershme dhe me orare të zgjatura. Prandaj, rekomandohet të ekspozoheni gradualisht dhe me orare të reduktuara duke i lejuar lëkurës të adaptohet më lehtësisht.
Mbani gjithmonë syzet e diellit si dhe veshje mbrojtëse nga rrezet e diellit.
Rekomandohet të përdorni veshje të lirshme, të rehatshme si dhe kapele me strehë të gjerë.
Shmangni veshjet me teksturë të hollë pasi këto të fundit lejojnë rrezet e diellit të depërtojnë lehtësisht në lëkurë.
Përdorni gjithmonë kremi me faktor mbrojtës të lartë (SPF minimale30), i cili duhet të aplikohet cdo dy orë si dhe menjëherë pas notit.
Shmangni produktet të cilat tashmë i njihni që ju shkaktojnë alergji
Këtu mund të përmendim produkte specifike të cilat mund të shkaktojnë alergji kontakti apo mediakmente të caktuara
Dr.Maria Zoto Alergologe-Imunologe Spitali Hygeia: 04 23 90 000