Albsig, lider në treg për Sigurimin e Përgjegjësive në Ndërtim

Albsig, lider në treg për Sigurimin e Përgjegjësive në Ndërtim

471
0

Javën që lamë pas në një panair disa ditor në ambientet e Kalasë së Tiranës Albsig ka shpalosur gamën e produkteve dhe shërbimeve për të gjithë konsumatorët. Dhe jo vetëm kaq, por në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë Covid19, ka shpërndarë maska mbrojtëse dhe dezifektantë.

Ndërtime të reja dhe të sigurta, apartamente banimi të siguruara për gjithë jetën. Ndërgjegjësohen ndërtuesit, investojnë në sigurinë e ndërtimeve që bëjnë. Që pas dy tërmeteve të vitit të shkuar puna e ndërtuesve sa vjen e ndërgjegjësohet dhe vështirësohet. Përveç rregullave strikte që janë vendosur tashmë, për ndërtimet e reja dhe ato në vazhdim është shtuar edhe sigurimi i përgjegjësisë në ndërtim. Bazuar në statistikat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Albsig.sh.a tashmë ka mbi 50% të primeve të shkruara bruto për periudhën 8-mujore konkretisht janar-gusht të këtij viti. Shoqëria e Sigurimeve Albsig lider në treg për Sigurimin e Përgjegjësive në Ndërtim tashmë është partnerja kryesore e çdo ndërtuesi. Tani e tutje, ndërtuesit kanë gjetur sigurinë e ndërtimeve të tyre duke u bazuar në sigurimet e përgjegjësisë në Albsig. Marrëdhënieet korrekte me klientët, dëmshpërblimi në kohë rekord dhe kundrejt procedurave ligjore në rastet e dy tërmeteve, duket se kanë reflektuar në prefeksionimin dhe mbushjen e portofolit të sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit në këtë shoqëri.  Ndonëse për gjithësecilin prej nesh sigurimi i banesës që posedojmë është paksa më i pranueshëm për financat e çdo familje Sigurimi i Përgjegjësive në ndërtim nga periudha janar-shtator 2020 u ka shpenzuar biznesmenëve-ndërtues më shumë se 2 milion euro për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj blerësve të pronave që ata disponojnë. Sipas buletinit statistikor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), thuhet se për periudhen 9-mujore janar-shtator të këtij viti  primet e shkruara bruto për sigurimin e përgjegjësive civile për vitin 2020 janë 663,221 lekë krahasuar po me këtë periudhë të vitit 2019 e cila kapte shifrën e 347,798 lekëve.

Sipas specialistëve të kësaj fushe,  aktualisht praktika më e ndjekur nga ndërtuesit është sigurimi i pronave në momentin e përfundimit të objektit dhe aplikimit për marrjen e lejes së shfrytëzimit. Përgjithësisht, sigurimi bëhet për vlerën e kostos së ndërtimit, ç’ka në thelb bie ndesh me frymën e ligjit dhe VKM-së përkatëse, që kërkon sigurimin e pronës për vlerën e saj të tregut. Rrjedhimisht, në pjesën më të madhe, kontratat e sigurimit të nënshkruara gjatë këtij viti përfaqësojnë numrin e pronave të përfunduara dhe të regjistruara nga ndërtuesit për periudhën në fjalë.

 

Çfarë është sigurimi i përgjegjësise së Ndërtuesit

 

Tashmë tregu i sigurimeve ofron Sigurimin e Përgjegjësisë së Ndërtuesit për të gjithë ndërtuesit të cilët kërkojnë të pajisen me Certifikatën e Përdorimit për objektin e përfunduar ose kur bëhet kalimi i pronësisë nga ndërtuesi tek blerësi.

Ky sigurim është i detyrueshëm dhe mbulon dëmtime të ndodhura drejtpërdrejtë në ndërtesë si shëmbje tërësore, pjesore të ndërtesës ose rrezik i dukshëm për t’u shembur apo dëmtime të tjera në ndërtim. Gjithashtu, Albsig me këtë sigurim dëmshpërblen dhe palën e tretë si dhe blerësin/përfituesin e pronës për dëmtime trupore apo humbje të jetës. Ajo që vlen për tu theksuar është se tashmë jo vetëm pronarët fizik që disponojnë një apartament, por dhe ndërtuesit kanë mundësi të bëjnë sigurimin e pallateve. Sigurimi i Përgjegjësisë së ndërtuesit konkretisht ka si object hipotekimin e pronës së blerë (apartament/banesë) prej gjithesecilit nga ne, ne zbatim te VKM-se nr.550 dt.2 tetor 2019.

Nëse objekti dëmtohet si pasojë e një gabimi në mos zbatimin korrekt të projektit të ndërtimit, atëherë dëmet e shkaktuara do të paguhen nga kjo kontrate sigurimi.  Çmimi i sigurimit, sipas VKM-së për një afat 10-vjeçar përllogaritet 1% e vlerës së shitjes së pronës. Në mbështetje të ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave para 1-viti vendosi që “ndërtuesi, zhvilluesi apo investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë-) vjeçar me përfitues blerësin apo blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve”. “Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme.

 

Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 (zero pikë një) për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu në vendim saktësohet se “noterët lidhin kontratën për kalimin e pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori tek blerësi, shoqëruar me kontratën e sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve të kryer nga shitësi, në përputhje me ligjin  “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, si dhe me ligjin “Për noterinë”.“ Kërkesa për regjistrim në regjistrin e pasurive të paluajtshme të kontratave të kalimit të pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori te blerësi, shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve, të kryer nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori. Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale. Elementet dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimit miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pas marrjes së mendimit nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe ministria përgjegjëse për financat”, sqarohet më tej në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gjithësecili nga ne që është pronare i një apartamenti/banese të siguruar në shoqëritë e sigurimit dhe i ka pësuar dëmtime nga tërmeti,  mund të përfitojë kompensim, sipas ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Polica e sigurimit u jep mundësinë qytetarëve që të sigurohen nga zjarri dhe forcat e natyrës në mënyrë vullnetare dhe çdo biznes apo rezident mund të kryejë sigurimin e pronës në një nga 8 shoqëritë e sigurimit të jo-jetës që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri. Në raportin mesatar 1 me 1000, pra një banesë me vlerë 100 mijë euro sigurohet për 100 euro/vit, sigurimi banesën. Ajo që vlen për tu theksuar është se tashmë jo vetëm pronarët fizik që disponojnë një apartament, por dhe ndërtuesit kanë mundësi të bëjnë sigurimin e pallateve.  Sigurimi i Përgjegjësisë së ndërtuesit konkretisht ka si objekt hipotekimin e pronës së blerë (apartament/banese) prej gjithësecilit nga ne, në zbatim të VKM-se nr.550 dt.2 tetor 2019.

Nëse objekti dëmtohet si pasojë e një gabimi në mos zbatimin korrekt të projektit të ndërtimit, atëherë dëmet e shkaktuara do të paguhen nga kjo kontrate sigurimi.  Çmimi i sigurimit, sipas VKM-së për një afat 10-vjeçar përllogaritet 1% e vlerës së shitjes së pronës. Në mbështetje të ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave para 1-viti vendosi që “ndërtuesi, zhvilluesi apo investitori i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10- (dhjetë-) vjeçar me përfitues blerësin apo blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve”.

“Kjo kontratë sigurimi mbulon dëmet e ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda. Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme.

Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 (zero pikë një) për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu në vendim saktësohet se “noterët lidhin kontratën për kalimin e pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori tek blerësi, shoqëruar me kontratën e sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve të kryer nga shitësi, në përputhje me ligjin  “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, si dhe me ligjin “Për noterinë”.“ Kërkesa për regjistrim në regjistrin e pasurive të paluajtshme të kontratave të kalimit të pronësisë së ndërtesës nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori te blerësi, shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit 10- (dhjetë-) vjeçar në favor të blerësit/blerësve, të kryer nga ndërtuesi/zhvilluesi/investitori. Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale. Elementet dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimit miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pas marrjes së mendimit nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe ministria përgjegjëse për financat”, sqarohet më tej në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

 

Noterët “dorzan” për sigurinë e ndërtuesve

Vetëm përmes vulës së noterëve tashmë ndërtuesit do të vërtetojnë sigurinë e ndërtimeve për një periudhe 10-vjeçare. Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesve edhe pse një sigurim i duhur deri tani është menduar si diçka plotësuese dhe jo kryesuese. Por për noterët është një detyrim ligjor i cili vetëm përmes tyre bën të mundur vërtetësine e sigurisë së ndërtimeve. Në të gjithë vendin vetëm përmes noterizimit të procesit të sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesve bëhet e mundur dhe çlirimi i ndërtimit.“Ligji për sigurimin e ndërtimeve tashmë nuk është dëshirë e ndërtuesve, sepse është detyrim ligjor, je i detyruar të bësh pagesën. Kjo është shumë pozitive dhe në të mirë të personavë që blejnë një shtëpi, sepse po ta lësh në dëshirën e qytetarit ndoshta nuk e bëjnë sigurimin e banesës. Kjo u pa edhe gjatë kohës së tërmetit, ku shumë njerëz nuk i kishin siguruar shtëpitë apo ndërtesat, dhe nuk përfituan asgjë. Me këtë ligj, qytetari për 10 vjet e ka të siguruar, është një gjë shumë e mire”, u shpreh Rovena Jakova, notere në qytetin e Durrësit.

 

Ndërtuesit pro dhe kundra ligjit të qeverisë

 

“Ligji për sigurimin nga ndërtuesi është jashtë çdo norme, kërkon sigurim për 10 vjet, është absurditet. Kjo është bërë për tu bërë edhe me shume si “nder” shoqerive te sigurimeve, për të shtuar portofolin e tyre. Apartamentet shiten gjatë ndërtimit, kur hipotekohet i kalon personit, dhe ata duhet ta sigurojnë vet pronën. Nuk të japin lejen e shfrytezimit pa e siguruar. Nuk funksion gjykata kushtetuese dhe nuk po ankohen dot ndërtuesit” sqaron për Vizon.com.al Faik Bruci, ndërtues i njohur në kryeqytet. Sipas tij sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesve është shumë i rëndësishëm, por nuk është procedurialisht i rregullt sepse është futur vetëm para dy viteve në fuqi.  Shoqëria e Sigurimeve Albsig është e para shoqëri në tregun e sigurimeve, e cila dominon me më shumë se 54% të portofolit të produkteve vullnetare në treg. Me këtë qasje të re që i ka dhënë tregut duket se Albsig tashmë është standartizuar si shoqëria që po edukon konsumatorët rreth produkteve vullnetare.

 

Eglantina Alliaj