Albanian Excellencë nënshkruan memorandum bashkëpunimi 2 vjeçar me Komunën Dibër e Madhe

Albanian Excellencë nënshkruan memorandum bashkëpunimi 2 vjeçar me Komunën Dibër e Madhe

42
0

Albania Excellencë nënshkruan memorandum bashkëpunimi 2 vjeçar me komunën Dibër e Madhe. Ky memorandum u nënshkrua një ditë pas përfundimit me sukses të koncertit “Lule Borë” në Dibër të Madhe, nga Flora Nikolla, Drejtoreshë Ekzekutive e  Albanian Excellencë dhe nga kryetari i Komunës Dibër e Madhe, Hekuran Duka.  Periudha kohore kur do të veprojë ky  memorandum është periudha,  2021-2022 , i cili me dakordësinë dy-palëshe shpallet “Viti i Dibrës”, kohë kur do të realizojë aktivitetin shumë dimensional “Dibra-Histori suksesi”.  Albanian Excellence  merr përsipër të kontaktojë dhe të krijojë një marrëdhënie te qëndrueshme mes burimeve njerëzore-AE dhe Komunës  Dibër e Madhe  të cilat do të jenë në fushat  e kulturës, artit, shëndetësisë,  arsimit , politik-bërjes, multimedia. Albanian Excellencë merr përsipër të bëjë të gjithë publicitetin e duhur ne mënyrë që të gjitha realizimet që do të bëhën mbi bazë të këtij memoranduni të kenë publicitetin dhe jehonën e  duhur në media dhe më gjerë ”.  Këto janë pikat kryesore të memorandumit të nënshkruar nga Kryetari I Komunës Dibër e Madhe, Hekuran Duka, dhe nga Flora Nikolla, drejtore ekzekutive e Albanian Excellencë.

Ky memorándum  bashkëpunimi nisi në  Dibër të  Madhe, në kuadër të  koncertit  “ Lule borë” , të çeljes së ekspozitës individuale të piktores nga Shkupi  me banim në Kroaci,  Lena Marku dhe  të ekspozitës me karikatura të piktorit gim Sulaj, pjesë e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës 2020, organizuar nga Albanian Excellence dhe Bashkia Pogradec. Ky aktivitet shumë dimensional u zhvillua në datën 8 Qershor 2021 në qytetin e Dibrës. Në këtë  koncert interpretuan Kuanteti i Albanian Excellence i përbëre nga personalitete të muzikës instrumentale si dhe muzikës operistike si : Smerald Spahia (violionë-Spanjë), Eritan Kamolli(violinë-Shqipëri)  Blerim Grubi (  violë-Maqedonia e Veriut),  Gëzim Belegu (violoncelë-Shqipëri), Altin Tomaj (Fizarmonikë-Shqipëri). Solistë të këtij koncerti ishin  dy solistët e njohur, Kreshnik Zhabjaku  nga Nju Jorku dhe Eva Golemi, sopranoja e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit Tiranë.

Kuinteti Albanian Excellence,  pjesë e  orkestrës Albanian Excellence nga viti 2018 , është krijuar në vijim të politikës thelbësore që Qëndra Albanian Excellence po zhvillon nga viti i  themelimit të saj më 2012 ,  në evidentimin e  personaliteteve shqiptare në botë  dhe në bashkimin e tyre në një trajektore artistike me personalitete shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe në trojet amtare .

Qëllimi i këtij grupimi muzikor,  i cili shënoi suksesin e parë në publik, në shtator të vitit 2020, kur mori pjesë në shtator të vitit 2020, në Mbrëmjen Gala të Bienales së Parë të Karikaturës Botërore zhvilluar në Pogradec, është  eividentimi dhe përcimi i muzikës së mirëfilltë shqiptare ,  njohja e saj nëpërmjet një stili të ri modern dhe të përpunuar në arenën ndërkombëtare  dhe ne hapsirën mbarëshqiptare.