Lajme

Alban Skënderaj nuk qenka aq vlonjat sa kemi menduar deri më tani

By vizional

July 09, 2019

Pas mbylljes me sukses të recitalit “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë, Alban Skënderaj mbetet tepër i kërkuar nga publiku shqiptar dhe vazhdon të performojë në qytete të ndryshme të vendit.

Destinacioni i rradhës për Albanin duket të jetë qyteti i Lushnjës, ashtu siç e ka treguar në një postim të bërë në Instagram.

Jam shume i lumtur qe rikthehem ne Lushnje mbas shume vitesh. Nje qytet i vecante per mua. Ndoshta shume nuk e dine por Lushnja eshte edhe qyteti im i lindjes ”-shkruan Albani.

Por ajo që na ka tërhequr vëmendjen në këtë përshkrim të tij është fakti se të gjithë e dinim se Albanin kishte lindur në Vlorë dhe jo në Lushnjë.

Duke kërkuar me shumë informacione për artistin, ne të “News31.al” mësuam se artisti lindi në Lushnjë pasi babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në këtë qytet. Pas disa vitesh ata u rikthyen sërish në Vlorë, aty ku Albani kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo”.

Me siguri këtë informacion e dinin shumë pak persona dhe artisti zgjodhi këtë rast për ta bërë publike./