Alban Ramosaj do të bëhet baba, ish-miss Shqipëria poston FOTO me barkun e rrumbullakosur
Është komentuar gjatë në mediat rozë, një lidhje mes këngëtarit Alban Ramosaj dhe dhe ish-miss Shqipërisë, Kleoniki Delijorgji.
Edhe vetë dyshja nuk i kursente komentet në Instagram, madje Albani ‘skuqej’ teksa e pyesnin në emisione për modelen dhe lidhjen mes tyre.
Në një postim të fundit në Instagram, Niki ka ‘çoroditur’ dynjanë, teksa publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur, ku shkruante:
‘Urime babi’.
Ende nuk kemi një reagim të Albanit, por nëse është e vërtetë atëherë ‘Urime’, do të kemi një bebush yll të bukur.