Aktualitet

Alarmi i sizmiologut: Ky është qyteti më i rrezikuar nga tërmetet në Shqipëri

By vizional

July 07, 2018

Më shumë se 500 tërmete kanë rënë në vendin tonë gjatë tre ditëve të fundit, duke shkaktuar jo pak panik në mesin e qytetarëve. Sizmilogu i njohur Rrapo Ormeni ka komentuar situatën, duke thënë se vendi ynë është i rrezikuar nga tërmetet, për shkak se ndodhet pranë bashkimit të pllakave tektonike të Evropës dhe Euroazisë. I ftuar në “News 24”, Ormeni deklaroi se qyteti më i rrezikuar në Shqipëri është Durrësi. Sizmiologu shtonë më tej se janë dy zona tërmetesh në Shqipëri. Sipas tij zona e parë është Shkodër-Durrës-Vlorë, ndërsa tjetra përfshin zonën Vlorë-Lushnje- Elbasan- Durrës. Duke filluar nga mesdita e së mërkurës e deri këtë të premte, sipas sizmologëve vendi ynë është goditur nga 520  lëkundje tërmeti të cilat e kanë origjinën nga zona e Gjirit të Lalzit.