Lajme

Akuzat nga Austria, reagon presidenti i Skënderbeut: Është një shpifje

By vizional

September 12, 2019

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, mohon të ketë kërcënuar njeri dhe aq më tepër të njohë Sanel Kuljiç.

Në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, Takaj reagon pas akuzave të ish-futbollistit të dënuar per trukime.

Kush është ky që më akuzon?! Hera e parë që e dëgjoj, nuk e njoh fare dhe as jam takuar ndonjëherë në jetën time me një person të tillë. Është një shpifje. Nuk kam kërcënuar njeri”, deklaroi Takaj për “Panorama Sport”.

Kujtojmë që po ditën e sotme, në një artikull të publikuar në gazetën austriake “Krune”, ish-lojtari Sanel Kuljiç, i dënuar për fiksim ndeshjesh, përmendte presidentin e Skënderbeut, si një nga personat që i ishte afruar për trukime, e tashmë që ka dalë nga burgu, që e kërcënonte me jetë.