Aktualitet“Kanë ikur burra më të fortë”, Kryemadhi: Ja ç’do ndodhë të hënën

Aktualitet“Kanë ikur burra më të fortë”, Kryemadhi: Ja ç’do ndodhë të hënën

384
0

 

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi sapo doli nga selia blu në një deklaratë për mediat tha se protesta e së hënës do të jetë paqësore.

 

Ndërsa tha se Rama do ikë pasi kanë ikur burra më të fortë se ai, duke paralajmëruar se deri më 13 tetor do të kemi lajme më të rëndësishme.

 

Më tej Kryemadhi tha se kryebashkiakët e opozitës do të qëndrojnë nëpër zyrat e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

“Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të Presidentit.

 

Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit. Ka shumë ngjarje të tjera, që do jenë shumë më të mira për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi. /