AktualitetDeputeti socialist dëshmon në Prokurori për dosjen 339

AktualitetDeputeti socialist dëshmon në Prokurori për dosjen 339

401
0

Deputeti i PS-së Ilir Ndraxhi ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me komunikimet që u zbuluan nga përgjimet e Bild. Ndraxhi është pyetur në kuadër të hetimeve që po bëhen për dojen 339.

Emri i deputetit socialist doli në skenë gjatë një bisede të përgjuar nga Astrit Avdylaj. Ky i fundit flet me Arjan Ndraxhin, vëllanë e deputetit të PS, duke i thënë se Ilir Ndraxhi do të garojë për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Mësohet se vetë deputeti socialist ka mohuar të ketë pasur lidhje me rastin në fjalë.