
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka folur për periudhën e saj në karantinë, e gjendur pranë partnerit të saj në Spanjë në një lidhje për mediat në Shqipëri. Ajo ka rrëfyer se pëlqen çdo gjë të Spanjës, përveç policëve, që e kanë futur në një krizë emocionale.
Aktorja ka treguar se rregullat e tyre strikte e kanë stresuar, dhe se për të shkuar në market, jo vetëm që duhet të marrësh leje, por edhe duhet të blesh shumë produkte, në të kundërt policia të kërkon llogari. Gixhari tha se nuk ka pasur persona të afërt me të që janë prekur nga koronavirusi, ndërsa shtoi se i mungonte shumë jeta në Shqipëri.
“Vetëm policat nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, ca po haj…u çmenda”, është shprehur Olta Gixhari, e cila tha se shpreson që kjo situatë të mbarojë sa më parë.
Sipas aktores i kanë mbetur pezull shumë plane që ajo kishte për të hapur një biznes të sajin në Tiranë, por nga ana tjetër këto ditë po jeton e pashqetësuar.