Aktorja më e paguar në botë, 25-vjeçarja Jennifer Lawrence

Aktorja më e paguar në botë, 25-vjeçarja Jennifer Lawrence

563
0

jen_1_1bd9p07-1bd9p0hËshtë vetëm 25 vjeç, por mosha nuk e pengon aspak të jetë aktorja më e paguar në botë.  Është fjala për bukuroshen Jennifer Lawrence, e cila sipas një klasifikimi të realizuar nga revista Forbes rezulton aktorja më e paguar në botë.

Lawrence, fama e së cilës ka ardhur nga prodhimi kinematografik “The Hunger Games” ka rreth 52 milionë dollarë të fituar në harkun kohor 2014-2015. Klasifikimi i revistës prestigjioze ka përfshirë aktore nga e gjithë bota, ndërkohë aktorja Sandra Bullock, e cila vitin e kaluar ka qenë e para në këtë renditje këtë vit është klasifikuar e 15-ta.

Në vend të dytë është klasifikuar aktorja Scarlett Johansson me 35.5 milionë dollarë, e ndjekur në vendin e tretë nga aktorja Melissa McCarthy me 23 milionë dollarë.