Aktorja e ‘Game of Thrones’ do i nënshtrohet operacionit të tretë në...

Aktorja e ‘Game of Thrones’ do i nënshtrohet operacionit të tretë në kokë

361
0

Aktorja e njohur britanike Emilia Clarke, e cila njihet ndryshe si Daenerys Targaryen në serialin “Game of Thrones” do ti nënshtrohet një operacioni në kokë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktorja,e cila ka folur për herë të parë për sëmundjen e saj për “The New Yorker”.

Ajo është shprehur se ka vuajtur dy nga gjakderdhja në tru si dhe i është nënshtruar dy operacioneve. Sulmin e parë e kishte pësuar në vitin 2011 dhe mjekët e diagnostikuan me hemorragji, sëmundje nga e cila 1/3 e të prekurve humbasin jetën.

Pas operacionit të parë Clarke e kishte të pamundur të fliste për disa ditë dhe ajo druhej se karriera e saj tashmë kishte marrë fund. Megjithatë arriti t’i kthehet normalitetit dhe xhiroi sezonin e dytë të “Game of  Thrones”. “Isha shumë e zymtë, aq e dobët sa mendova se do të vdisja”, thotë ajo. Hemorragjinë tjetër e pësoi në vitin 2013 ku ju nënshtrua një operacioni të dytë  Kirurgjia ishte shumë më e ndërlikuar, pasi kafka e saj duhej të hapej.

Gjithashtu ajo theksoi se aktualisht ndihet në formë madje është përfshirë në hapjen e një organizate bamirëse për njerëzit e prekur nga sëmundjet apo goditjet në tru. Më 14 prill pritet të nisë edhe sezoni i fundit i “Game Of Thrones” ku Clarke është një nga protagonistet.