Aktori i njohur udhëton me URBANIN e Tiranës dhe rebelohet me faturinon:...

Aktori i njohur udhëton me URBANIN e Tiranës dhe rebelohet me faturinon: Turp të të vijë, si mund të fyesh njerëzit në këtë mënyrë (HISTORIA)

679
0

Aktori Petrit Malaj rrëfen për miqtë e tij në rrjetet sociale historinë që i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një prej linjave të autobuzëve të Tiranës, raporton newsbomb.al. Malaj thotë se kohët e fundit ka filluar të përdorë shpesh transportin publik edhe për shkak të trafikut por edhe për shkak të “problemit të madh të parkingut” siç shkruan ai. Aty në autobus dëgjon histori të ndryshme, dhe dje, ka vërejtur, talljen e fatorinos 35 vjeçar me një shtetas të huaj. Nuk ka duruar aktori, as për indiferentizmin dhe të qeshurat e pasagjerëve, ka qenë i pari që ka ndërhyrë për të “shuar” gjithë skenën që ka pare, raporton newsbomb.al.

 

Postimi i plotë i Petrit Malaj:

 

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!

 

Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.

 

Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

 

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

 

 

Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

 

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…

 

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë, por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…

 

Atëhere nuk durova dot.

 

Ju afrova e me zë të lartë i thashë:

 

Turp…100 herë turp të të vijë!! Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!

 

Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….

 

Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….Kisha nevojë për ajër…..