Aksioni opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale

Aksioni opozitar në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale

457
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me aleatët dhe kryesinë për të diskutuar mbi aksionin opozitar.

Indesifikimi i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki.

Sipas selisë blu kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Po ashtu kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit në çdo qytet, ku Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.

Në mbledhje Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën.