Aktualitet

Aksioni i AKU, mbyll 2 biznese, gjobit me 2.9 milion lekë 3 të tjera

By vizional

August 16, 2019

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit me 2.9 milion lekë 3 subjekte dhe ndërpret aktivitetin në 2 prej tyre.

 

AKU bën me dije se  vijon kontrollet e njëpasnjëshme për monitorimin e zbatimit të ligjit në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

 

  1. a) “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit),
  4. d) ”Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm).
  1. a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
  5. e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
  6. f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​.