Aksidentohet çifti tek tuneli i Elbasanit, gruaja ndërron jetë në spital

Aksidentohet çifti tek tuneli i Elbasanit, gruaja ndërron jetë në spital

398
0

Siç raportuam edhe më herët një aksident u shënua mëngjesin e sotëm tek tuneli i Kërrabës, në rrugën Tiranë-Elbasan, por fatkeqësisht mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jete. Policia tha se mjeti drejtohej nga I.G. 60 vjeç ndërsa pasagjere kishte të shoqen, 55 vjecaren me iniciale Xh.G e cila nuk mundi ti mbijetojë plagëve.

 

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës

 

Me datë 16.04.2018, rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.

 

Menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G., rreth 55 vjeçe ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëhëre janë derguar në spital.

 

Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.