Aksidentohet Biden, dëmtohet në këmbë duke luajtur me qentë e tij. Donald...

Aksidentohet Biden, dëmtohet në këmbë duke luajtur me qentë e tij. Donald Trump i uron shërim të shpejtë

319
0

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden u ekzaminua nga një mjek gjatë ditës së sotme për një dëmtim në kyçin e këmbës të pësuar gjersa luante me një nga qentë e tij.

Incidenti ndodhi ndërsa demokrati po kalonte fundjavën e festës së “Falënderimeve” me familjen në Rehoboth Beach, ku ata kanë një shtëpi të pushimit.

 

Ekipi pranë Biden tha se është kontaktuar një ortoped, për të bërë ekzaminim dhe për të vërejtur se çfarë problemesh shëndetësore ka kreu i shtetit amerikan.

 

Biden do të bëhet presidenti i 46-të më 20 janar të vitit të ardhshëm pasi ka fituar zgjedhjet ndaj Donald Trump.