Aksidenti në Divjakë, po ndiqnin hajdutin e lopës, vdes babai, plagoset djali....

Aksidenti në Divjakë, po ndiqnin hajdutin e lopës, vdes babai, plagoset djali. Emrat

301
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor në Divjakë. Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit ‘’Ford” që ai drejtonte ka humbur jetën 57-vjeçari Agim Muça, dhe është plagosur djali i tij, mosha e të cilit ende nuk dihet.

Mesohet se Muçka u ishte vënë pas hajdutëve që i kishin vjedhur lopën në shtëpinë e tij. Ai ndodhej në makinë bashkë me djalin i cili është në spital jashtë rrezikut pë jetën.

Ja njoftimi i policisë për aksidentin:

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.